Skandal nga UEFA, Kosova mungon në hartën e “EURO 2024”

Edhe pse Kosova prej vitesh ka fituar pavarësinë e saj, skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë nuk kanë të ndalur.

UEFA ka publikuar logon e “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

Në hartën e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.

Ky është një skandal i madh nga organizata më e lartë e futbollit Evropian, për një temë e cila vazhdon të jetë e “nxehtë” akoma në Ballkan.

Më poshtë mund të shihni videon e prezantimit të “EURO 2024” ku mungon Kosova.

Read Previous

Në bibliotekën “Ibrahim Rugova” mungojnë titujt e librave me alfabetin Brail

Read Next

Nagavci: DKA-të nuk kanë bërë kërkesë të saktë për libra në raport me numrin e nxënësve