Skandal në Kupën e Amerikës, përleshje mes lojtarëve dhe tifozëve

Skena aspak të përshtatshme për një ndeshje futbolli janë regjistruar në fund të takimit mes Uruguait dhe Kolumbisë, të cilat luanin për një vend në finalen e Kupës së Amerikës.

Teksa ndeshja përfundoi me fitoren minimale të kolumbianëve 1-0, tensioni është zhvendosur në tribunat e stadiumit, aty ku lojtarët e Uruguait janë përleshur me disa tifozë rivalë.

Protagonisti kryesor në radhët e futbollistëve ishte ylli i Liverpool, Darwin Nunez i cili kërceu në shkallët e stadiumit të Charlottes dhe nisi të qëllonte këdo që i dilte përpara me fanelën e verdhë.

Përplasja u përshkallëzua dhe lojtarë të tjerë u përfshinë në sherr, i cili mesa mësohet paraprakisht ndodhi për shkak se disa tifozë të Kolumbisë ngacmuan familjarët e Nunezit që ndodheshin aty./A2 CNN/

Read Previous

Eurostat: BE shënon rritje të popullsisë për të dytin vit radhazi

Read Next

Deklarimi i pasurisë në Kosovë, 120 zyrtarë nuk iu përgjigjën thirrjes