S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit është ndërprerë dhe pikat e mbetura për shqyrtim janë shtyrë për seancat e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se është e paarsyeshme të vazhdohet debati për pikat e mbetura, pa praninë e opozitës.

Pikat e mbetura janë rekomandimet për mbikëqyrje e zbatimit të ligjit për shoqëri tregtare, shqyrtimin e raportit me rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në KOSST, si dhe formimi i organit përzgjedhës së pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të organit shqyrtues të prokurimit./Gazetasinjali

Read Previous

Guardiola dhe Pochettino flasin për transferim të Messit

Read Next

Bileta për një udhëtim në hapësirë do të kushtojë 450 mijë dollarë