Situatë e njejtë me derivatet, çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Situata me çmimet e derivateve vazhdon të jetë e njejtë.

Tash e sa kohë cmimet janë të larta pa pësuar ndonjë ulje. Ato ndryshojnë nga njëra pikë e shitjes së karburanteve në tjetrën por jo ndonjë ndryshim të dukshëm.

Sa i përket naftës, çmimi më i lartë sot në disa pika të shitjes që ne i vizituam, ishte 1.59 euro për litër ndërsa më i ulëti 1.55 euro për litër.

Për benzinën çmimi më i lartë sot ishte 1.43 euro për litër ndërsa më i ulëti 1.40 euro për litër.

Rritje ka shënuar çmimi i gazit natyror që nga hera e fundit që ne kemi transmetuar kronikën për çmimet e derivateve tani gazi natyror kushton 0.91 euro për litër.

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.
Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera.

Read Previous

Mbetet i paharruar vetflijimi i nënës Pashke që i vuri flakën vetes pasi serbët ja vranë djemtë

Read Next

Bie interesimi i qytetarëve për miell