Mbetet i paharruar vetflijimi i nënës Pashke që i vuri flakën vetes pasi serbët ja vranë djemtë

Oborrin e kësaj kishe e viziton shpesh, jo pa arsye. Këtu është varri i nënës së tij Pashke Markaj e cila i dha fund jetës tri ditë pasi varrosi eshtrat e dy djemve të saj, Gjovalinit dhe Milanit, më 27 maj të vitit 2003. Të dy të marrë nga forcat paramilitare serbe në vitin 1999.

Dhimbja duket se u bë e papërballueshme për nënën Pashke që nuk gjeti paqe dhe i vuri flakën vetes, tregon njëri nga djemtë e së ndjerës.

Për familjarët nuk ishte aspak e lehtë të humbasësh edhe një jetë tjetër në mënyrë kaq tragjike.

Në vendin ku Pashke Markaj vendosi të vetflijohet, sot qëndron një gur i vendosur nga familja për të kujtuar përjetimin e trishtë të një nëne që nuk u pajtua kurrë me humbjen e bijve të saj gjatë luftës.

Read Previous

3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet

Read Next

Situatë e njejtë me derivatet, çmimet vazhdojnë të jenë të larta