Bie interesimi i qytetarëve për miell

Kohëve të fundit është vërejtur ngritje e çmimit të shumë produkteve bazike.

Qytetarë të shumtë u panë duke blerë miell nga frika se nuk do të ketë sasi të mjaftueshme. kjo ka bërë që tani mos të ketë aspak interesim për këtë produkt ngaqë qytetarët janë furnizuar mjaftueshëm. kështu janë shprehur prapa kamerës menaxherët e këtyre pikave të shitjes.

Momentalisht çmimet për 25 kg miell variojnë nga 13 euro ndërkaq para disa javësh çmimi ishte 15 euro thonë mes tjerash ata.

Misri gjithashtu ka shënuar rritje, 50 kg tani kushtojnë 20 euro nga 16 euro sa ishte.

Sheqeri është një tjetër produkt me çmim të lartë.

Në bazë të dhënave të ASK, 1 kilogram sheqer në vitin 2020 ka kushtuar 0.71 euro, ndërkohë tani çmimi i tij është rritur në 0.99 euro.

Një tjetër rritje vërehet tek ushqimi i gjedheve.
Profesionistët e fushës vlerësojnë se ushqyerja e gjedheve me një sasi të konsiderueshme të koncentratit rrit përformancat prodhuese të qumështit dhe ushqimi i tyre me koncentrat është i domosdoshëm.

Nga 7 euro, çmimet për 25 kg tani janë  9 euro, duke ulur kështu interesimin e blerësve sepse sipas tyre çmimi është shumë i lartë.

Qytetarët kanë adresuar foto të shumta në redaksinë tonë duke u shprehur mjaft të shqetësuar me këtë rritje të vazhdueshme të çmimeve.

Read Previous

Situatë e njejtë me derivatet, çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Read Next

​Moti javën e ardhshme, do të ketë ngritje të temperaturave