Situata problematike me zjarret në Greqi

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve.

Situata me zjarret në Greqi vijon të jetë prej tre ditësh. Më shqetësuese është paraqitur në Xilocastro, Peloponez.

“Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria. Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës. Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./abcnews.al

Read Previous

Erdogan thotë se Izraeli mund të sulmojë Turqinë pas Libanit

Read Next

Për herë të parë gjashtë gjyqtarë shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Ligës së Konferencës