Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit tonë për Kosovën.
Gjatë fjalës së tij, Begaj ka thënë se gjatë takimit që ka zhvilluar me homologen e tij, Osmanin, janë diskutuar edhe zhvillimet në veriun e Kosovës. Për këtë, Begaj ka deklaruar se duhet një koordinim më i mirë me partnerët tanë, me SHBA dhe BE.
Bajram Begaj: Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veriun e Kosovës. Pavarësisht provokimeve në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, duhet një koordinim më i mirë me partnerët tanë, SHBA dhe BE. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës, por koordinimi me partnerët, i domosdoshëm. Vlerësova hapat e marra nga qeveria për deeskalimin atje. Dialogu i ndërmjetëësuar dhe BE rruga e vetme për paqe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma evropianë. Shpreha mbështetjen e plotë të Shqipërisë për të kontribuar në funksion të këtij dialogu.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj ka zbardhur disa nga çështjet për të cilat kanë diskutuar me Presidenten Osmani.
Bajram Begaj: Gjatë bisedave tona, vëmendja u përqendrua tek çështjet më të rëndësishme, por edhe nevojës për koordinim më të mirë të çështjes tonë kombëtare. Vëmendja kryesore në forcimin e thellimit të partneritetit strategjik. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar. Karakateri strategjik mes 2 vendeve tona, një rol unik për stabilibitetin, sigurinë. Askush nuk ka pse të çuditet pse Kosova është një prioritet i Shqipërisë, ndaj dhe rikonfirmova mbështetjen time dhe të Shqipërisë kudo.
Kosova përfaqëson sot tregun e dytë më të rëndësishëm të mallrave dhe shërbimeve. Kosova 3 eksportuesi i 3 më i rënëidësishëm në Shqipëri nga Ballkani Perëndimor. Rol luan edhe kuadri ligjor në fuqi që lehtëson bashkëpunimin. Përshëndeta hapat për lehtësishim e qarkullimit, por edhe bashkëpunimin më tej të turizimit. Turizimi mbetet një kontribues i rëndësishëm për ekonominë e 2 shteteve. Shqipëria dhe Kosova faktorë stabiliteti në rajon dhe vende kontribues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe jo vetëm. Bashkëpunimi i të gjitha institucioneve tona duhet të jetë një objektiv i qëndrueshëm.
Në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kem në fokus çështjen e njohjes së Kosovës. Liberalizimi i vizave nga BE, veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale. Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrim Euroatlantik.Shqipëria është proaktive për institucionalizimin e marrëdhënënieve të Kosovës me Aleancën e NATO. Duhet një koordinim e bashkëpunimi më i ngushtë për të avancuar dhe dhënë mbështetje çështjeve kombëtare.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj thotë se dihet kush i shkakton trazirat në veri të Kosovës me popullsinë lokale serbe, edhe pse perceptimi ndërkombëtar fajëson Prishtinën në këtë situatë.
Në një konferencë shtypi nga Tirana me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Begaj tha se dihet kush i provokon tensionet në veri të Kosovës. Por kreu i shtetit shqiptar vlerësoi se duhet punuar për të ndryshuar perceptimin botëror sikur është Kosova ajo që shkakton problemet.
“Problemi është te perceptimi. Perceptimi ndërkombëtar është që është faji jonë, i Kosovës. Duhet që ky perceptim të ndryshojë dhe duhet ta ndryshojmë. Sepse ne realisht e dimë se kush i shkakton problemet, kush është ai që provokon. Por në këto situata të vështira duhet të bëjmë zgjedhje të mençura, duhet të dimë se si të dalim nga situata dhe si të kemi parasysh që interesi ynë më madhor është sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës që askush nuk e vë në dyshim. Dhe natyrisht këtu hyn mbështetja ndërkombëtare. Pa mbështetje ndërkombëtare, pa mbështetjen e atyre të cilët ishin ata që mundësuan këtë realitet, ne nuk mund të themi sot që nuk i duam”, tha Presidenti Begaj. /tvklan.al