Pavarësisht gjendjës së rëndë me coronavirus në Kosovë, këtë javë numri i rastëve pozitive ka pasur rënie në komunën e Gjakovës, na njofton Hilmi Shala, drejtor në spitalin “Isa Grezda”.
Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 70 pacientë, prej të cilëve 60 janë pozitivë, 5 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 39 pacientë, ndërsa me CPAP maskë është vetëm 1 pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor vetëm 3 infermierë kanë rezultuar pozitiv.
Tutje, Shala tregoi dhe se si qëndron spitali sa i përket kapaciteteve në raport me numrin e shtretërve dhe nevojave tjera.
Po vazhdon dhe trajtimi i pacientëve me Covid nga Shqipëria ku gjithsej janë 7 pacientë të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.