Sigurohet norma e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës nga Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Sekretari i Federatës së Boksit të Boksit, Latif Demolli në një prononcim të shkurtër për Klankosova.tv ka thënë se ishte rrugë e mundimshme për Donjetën.

“Ishte rrugë e mundimshme ku pas 4 dueleve me kundershtare jashtëzakonisht të forta dhe kampione bote e Evrope Donjeta luanesha me zemër dhe punë, përkushtim dhe vullnetin për fitore arriti ta realizoj dëshirën dhe të fitojë normën Olimpike për Paris 2024”, u shpreh Demolli.

Përndryshe, Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ndërkohë, trajnerja Marjola Sallauka, ka thënë se është ditë e madhe si për Kosovën ashtu për shqiptarinë, sigurimi i normës së boksieres Donjeta Sadiku në olimpiadën e Parisit ./Klankosova.tv

Read Previous

Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi

Read Next

Shtetet rrisin përpjekjet për të ndihmuar palestinezët në Gazë