Si u fsheh një operacion sekret i CIA-s pas një ueb-faqeje për Star Wars?

Një faqe fansash e “Star Wars” që në pamje të parë dukej krejtësisht e padëmshme – starwarsweb.net, me figurën simpatike të animuar të Yodës dhe reklama për sete Lego dhe video-lojëra – në fakt ka qenë një mjet sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për komunikim me spiunë anembanë botës, zbulon një studiues i pavarur për portalin 404 Media.

Faqja, e cila ngjante me një faqe tipike fansash nga viti 2010, përmbante tituj si “Like these games you will” dhe lidhje për në dyqane online të Star Wars, por pas kësaj fasade fshihej një rrjet i sofistikuar për dërgimin e mesazheve informatorëve të CIA-s jashtë vendit.

Hulumtuesi amator Ciro Santilli e zbuloi këtë rrjet përmes analizës së ‘domain’ të vjetra, adresave IP dhe faqeve të arkivuara përmes Wayback Machine.

Santilli, një brazilian me përvojë në zhvillimin e faqeve të internetit dhe me interes për serialet mbi spiunazhin dhe politikën kineze, zbuloi se faqet e CIA-s kishin tema të ndryshme – nga faqe fansash për komedianë, te sportet ekstreme dhe muzika braziliane – dhe se synonin vende si Gjermania, Franca, Spanja dhe Brazili. Fokusi kryesor, siç pritej, ishte në Lindjen e Mesme, shkruan thechspot.

Për herë të parë për këtë rrjet komunikimi të CIA-s raportoi Yahoo News në vitin 2018, duke theksuar se autoritetet iraniane e kishin zbuluar atë në fillim të viteve 2010, gjë që sipas burimeve kishte çuar në vdekjen e më shumë se njëzet burimeve të CIA-s në Kinë.

Një raport i reuters i vitit 2022, me titull “Amerikanët që u lanë pas dore”, përshkruan me detaje se si informatori iranian Gholamreza Hosseini u zbulua për shkak të faqeve të CIA-s të krijuara në mënyrë amatore.

Një nga gabimet kryesore të CIA-s ishte natyra teknike e rrjetit – adresat IP të faqeve ishin të njëpasnjëshme, gjë që e bënte të lehtë zbulimin e tyre pasi të zbulohej vetëm njëra. Gjithashtu, vendosja e një fjalëkalimi në shiritin e kërkimit të faqes aktivizonte një sistem të fshehtë hyrjeje për komunikim me agjencinë.

Falë detajeve nga artikulli i reuters, si emrat e skedarëve me pamje nga ekrani dhe URL-të përkatëse, Santilli, duke përdorur mjete publike të qasshme dhe të ashtuquajturit Tor botë, që i lejonin të anashkalonte kufizimet e Wayback Machine, arriti të zbulojë qindra faqe të mundshme të lidhura me rrjetin, përfshirë edhe të famshmen starwarsweb.net.

Zach Edwards, një ekspert i pavarur për sigurinë kibernetike, tha për 404 Media se zbulimet e reja për faqet e fshehta të CIA-s përputhen me të dhënat që kishte mbledhur më parë mbi këtë rrjet.

“CIA në të vërtetë kishte një faqe fansash të Star Wars me një sistem të fshehtë komunikimi”. tha Edwards. CIA nuk ka komentuar për këto zbulime. /Telegrafi/

Read Previous

KFOR uron Ditën Kombëtare të Kroacisë: Aleat i rëndësishëm në misionin në Kosovë

Read Next

Publikohet lista e Kosovës, ka emra të rinj