Si ta kuptoni se kush po i injoron ftesat tuaja në Instagram

Sado e famshme të jesh në Instagram, me siguri e ke provuar ndjesinë që të shoqëron pasi i bën “follow” dikujt! Ti pret (në ankth) nëse ai/ajo do të të pranojë, do të të lërë përjetësisht në pritje ose thjesht do ta refuzojë ftesën tënde. 

Çfarëdo lloj arsye mund të të ketë çuar në derën e mbyllur të një profili, porcesi në vetvete është paska sekret, por pritja mund të jetë më pak e gjatë nëse ju themi se ka një mënyrë ku mund të shihni në fshehtësi se cilët kanë injoruar ftesën tuaj!

Para se t’ju themi këtë, ju kujtojmë se përgjigjet e vonuara nuk janë gjithmoë refuzim.Personi tjetër mund të mos e ketë parë ende, ose në vend të tij ka qenë mami që aksidentalisht ka klikuar opsionin e gabuar. Sidoqoftë, mos e merrni personale, ka me qindra arsye pse dikush nuk do t’ju pranojë.

Si ta shihni cilët ju kanë lënë ende “pending” pa dashur t’i kontrolloni profilin?

Klikoni tek Settings dhe më pas “security”. Atje do të shihni “Acces Data” dhe nga aty mund të shihni gjithë aktivitetin tuaj! 

Ky opsion do t'ju ndihmojë të shihni kush po i injoron ftesat

Klikoni tek “Connections” dhe në krye do t’ju dalë opsioni “Current folloë requests”. Pasi të keni klikuar “Vieë all” do të shihni të gjithë ata që s’ju kanë pranuar ende. Nëse doni, jeni në kohë për ta tërhequr mbrapa ftesën, por duhet ta kërkoni emrin e tij/saj në mënyrë manuale dhe të klikoni mbi opsionin “Requested”. Kaq ishte dhe emri juaj zhduket papritur nga radha e njerëzve që presin një përgjigje!/Burimi: Bustle

Read Previous

Bayern Munich i bashkohet garës për transferimin e mesfushorit të Leicester city

Read Next

Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19