Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Rrugën “Vashingtoni” në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, ka humbur jetën një fëmijë.
Lajmin për TV SYRI-n e ka bërë të ditur Xhevdet Brahimaj, zëdhënësi i zjarrfikësve në rajonin e Gjakovës.
Brahimaj tutje ka shtuar që lajmin për zjarrin e kanë pranuar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, dhe që ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që t’i shpëtojnë dy persona nga zjarri, por që fëmijën, i cili ka qenë i palëvizshëm nuk kanë arritur ta nxjerrin nga flakët.
TV Syri ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat janë dërguar në redaksinë tonë nga qytetarë që kanë qenë afër vendit të ngjarjes tragjike :