Si pasojë e vërshimeve në Pejë, humbin jetën nëna dhe fëmija 5 vjeçar

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës këtë të shtunë;

E drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka konfirmuar për median lokale “Peja në Fokus” se fëmija që u gjet i vdekur është i moshës rreth 5-vjeçare.

“Konfirmojmë se një fëmijë rreth moshës 5-vjecare ka vdekur. Dy të lënduar janë në intensivë”, ka thënë ai.

 Policia e Kosovës ka njoftuar se është shënuar viktima e dytë si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se pas kërkimeve është gjetur pa shenja jete edhe nëna e fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

/telegrafi/

Read Previous

Ministri Mehaj i nisi mbrëmë njësitet e FSK-së në Pejë

Read Next

Obiliq, një grua dhunohet dhe rrëmbehet nga tre persona