Si pasojë e kolonave të gjata, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në Merdar

Bashkatdhetarët, të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 18:39), kolonat më të gjata janë krijuar në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku qytetarët po presin deri në shtatë orë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike.

Situatë po thuajse e ngjashme me Merdar është edhe në vendkalimin kufitar Jarinje, dalja nga Kosova përmes kësaj pike zgjatë rreth tri orë.

Kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët janë duke pritur deri në dy orë për të dalë nga Kosova, kurse kolonat janë deri në 3500 metra.

Gjendja në vendkalimet kufitare tjera të Kosovës është më e qetë, ku hyrja dhe dalja mund të bëhet nga 3 deri 30 minuta.

/Telegrafi/

Read Previous

Mehaj: Kosova e gatshme t’i dalë krah Greqisë në sanimin e gjendjes nga zjarret

Read Next

Si ndikojnë karbohidratet në cilësinë e gjumit?