Si pasojë e aksidentit në fshatin Fshaj një person ka ndërruar jetë

Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë.

Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Kështu ka bërë të ditur për TV SYRI-n, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë në Gjakovë.

Read Previous

Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Read Next

Moti sot