Si ndikon përdorimi i marijuanës tek inteligjenca?

Një studim pilot në vitin 2021 me vetëm 28 të rritur 60 vjeç e lart raportoi se jopërdoruesit e marijuanës patën rezultate më të larta se përdoruesit afatgjatë, (prej të paktën 19 vitesh), në të funksionuarin ekzekutiv*. Edhe përdoruesit prej më pak vitesh (deri në 7 vite) shënuan rezultate më të mira si në funksionet ekzekutive ashtu edhe në shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

(*Funksioni ekzekutiv është një grup aftësish mendore që përfshijnë kujtesën e punës, të menduarit fleksibël dhe vetëkontrollin. Ne i përdorim këto aftësi çdo ditë për të mësuar, punuar dhe menaxhuar jetën e përditshme.)

Studiuesit arritën në përfundimin se përdorimi afatshkurtër është relativisht pa rrezik te të rriturit e moshuar, ndërsa përdorimi me kohëzgjatje më të gjatë lidhet me funksionim më të dobët konjitiv (funksion konjitiv ose njohës – aftësi të trurit, të cilat nevojiten për përvetësimin e njohurive, përpunimin e informacionit dhe arsyetimin).

Një studim më afatgjatë nga American Journal of Psychiatry ka publikuar raporte të reja të rëndësishme mbi ndikimin konjitiv të përdorimit afatgjatë të kanabisit në moshën e mesme. Studimi origjinal me më shumë se 1,000 njerëz të lindur në vitet 1972-73 në Dunedin, në Zelandën e Re, zbuloi rezultate të reduktuara të IQ (koeficienti i inteligjencës) në moshën 38-vjeçare tek individët që filluan të përdornin kanabis në adoleshencë.

Studiuesit përmblodhën gjashtë përfundimet e mëposhtme:

#1

Përdoruesit afatgjatë të kanabisit shfaqën rënie të IQ-së dhe shpejtësi më të dobët të të mësuarit dhe përpunimit të informacionit në mes të jetës, në krahasim me IQ-në e tyre të fëmijërisë. Njerëzit që i njihnin mirë i përshkruanin se kishin probleme me kujtesën dhe vëmendjen. Përdoruesit afatgjatë të kanabisit kishin IQ mesatare si fëmijë (mesatarja 99.3) por nën mesataren e inteligjencës si të rritur (mesatarja 93.8). 

#2

Përdoruesit afatgjatë të kanabisit treguan rënie dukshëm më të madhe të IQ-së, memorie më të dobët dhe shpejtësi më të ulët të përpunimit të infomacionit sesa përdoruesit afatgjatë të duhanit ose alkoolit.

#3

Përdorimi i rrallë, nuk ka gjasa të ndikojë te funksioni konjitiv.

#4

Përdoruesit afatgjatë të kanabisit treguan vëllim më të vogël të hipokampusit (pjesë e trurit e rëndësishme për marrjen e informacionit dhe ruajtjen e tij si kujtesë afatshkurtër apo afatgjatë) krahasuar me jo-përdoruesit.

Burimi: Psychology Today

Read Previous

Zhduken tre djem të mitur në Prizren

Read Next

Sot, Dita Botërore e Teatrit