Si duket aktualisht autobusi që u mori jetën 10 mërgimtarëve kosovarë

Dy ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Slavonski Brod, janë publikuar pamjet e autobusit të Deva Tours, ku mbetën të vdekur 10 njerëz e mbi 40 të tjerë u lënduan.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi kroat 24sata, autobusi në pjesën e poshtme është shkatërruar dhe shumicën e xhamave i ka të thyera.

Sot gjatë ditës u bë e ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

Ndërsa 26 të lënduar tashmë janë liruar. /Reporteri.net/

Read Previous

Gjakovë/ Një person dyshohet se rrahu gruan, mori fëmijët dhe iku jashtë Kosovës

Read Next

Dogana e Kosovës, 150 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar