Një numër i vizitorëve sot e kishin të pamundur të vizitojnë |Urën Tibetiane në Gjakovë. Ndonëse është ndër atraksionet e fundit turistike në qytetin tonë, sot ky vend ishte mbyllur edhe përkundër kohës së mirë. Për mirëmbajtjen e ketij vendi kujdeset organizata Mountain Hikers, me të cilët edhe kontaktuam për të kuptuar se pse kjo urë është e mbyllur sot. Ata në përgjigjen e tyre thanë se:
Po është e vërtetë ne e mbikqyrim në kohë te pjesshme Urën Tibetiane! Siç e dini gjatë gjithë verës kemi punu sepse ka qenë koha e mirë dhe e përshtatshme, si për stafin mbikqyrës si per klientët! Qe 1 muaj rresht nuk kemi dal për shkak që ka qenë shumë frymë edhe shi, ne dalim vetëm në mometin që ura mundet me qenë e sigurt për me u vizitu!
Ndryshe kjo urë është më e gjata e këtij lloji në Bllakan, dhe gjendet mbi lumin Drin duke shërbyer si atraksion për qytetarë që vijnë nga vende të ndryshme.