Zëvëndësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dje në një konferencë për media ju ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos hezitojnë për t’i vaksinuar fëmijët e tyre mbi moshën 12 vjeçare.
Në komunën e Gjakovës tashmë janë shprëndarë nga drejtoria e Arsimit nëpër shkolla deklaratat e pëlqimit, ku prindërit duhet të firmosin nëse duan apo jo t’i vaksinojnë fëmijët e tyre nga ekipet mobile të vaksinimit që do të shkojnë nëpër shkolla. Përqindja e prindërve që kanë dhënë pëlqimin e tyre është e ulët.
Edhe në shkollën “Yll Morina” nga 750 nxënës mbi moshën 12 vjet që kanë të drejtë vaksinimi vetëm 15 përqind prej tyre do të shfrytëzojnë këtë të drejtë, kështu tha drejtori i kësaj shkollë Berat Bejtullahu.