Climate Launchpad është konkursi më i madh i ideve të gjelbra të biznesit në botë. Kjo garë është një nga produktet kryesore të EIT Climate-KIC, iniciativa kryesore e BE-së për inovacionin klimatik.
BONEVET do të drejtojë garën në Kosovë, e organizuar për herë të parë në vendin tonë. Idetë më të mira me ndikimin më të madh klimatik do të ftohen për një Bootcamp 3 gjysmë ditor, ku ata do të mësohen se si të fillojnë biznesin e tyre me ndihmën e mentorëve dhe trajnerëve të specializuar në këtë temë.
Ka shumë arsye që ju të bëheni pjesë e Climate Launchpad, BONEVET i ka renditur 11 të tilla, ndiqni në videon më poshtë: