Shumë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve, disa raste janë zbuluar vetëm gjatë ditës së djeshme

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Disa raste të tilla janë zbuluar vetëm gjatë ditës së djeshme.

Një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Shemsi Ahmeti’ në Mitrovicë, ka ndalur për kontroll një të ri. Tek i dyshuari është gjetur një sprej, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërsa 20-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në një shtëpinë në fshatin Radivojc të Vitisë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. 56-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Po ashtu bastisje është kryer edhe në një shtëpi në fshatin Dubravë të Suharekës. Policia atje ka gjetur një armë dhe municion, teksa i dyshuari është raportuar se ndodhet jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të gjithë të dyshuarve të mësipërm janë iniciuar raste veç e veç për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“ /GazetaSinjali/

Read Previous

Konjufca: Gjuha e urrejtjes mund të vërehet në gjuhë publike, institucione, medie e rrjete sociale, duhet luftuar

Read Next

Rama përmend Kosovën në ShBA: Jemi një komb i vogël, por me dy shtete – shqiptarët janë kudo