Shtyhet vizita e paralajmëruar e zyrtarit amerikan Chollet në Kosovë

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ishte planifikuar që sot të niste një vizitë zyrtare në Kosovë, së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar.

Mirëpo, Chollet siç mëson Telegrafi nuk ka udhëtuar drejt Kosovës, duke bërë kështu që vizita e tij të anulohet.

Sipas burimeve të Telegrafit, institucionet e Kosovës janë njoftuar sot në mëngjes se arsyeja e shtyrjes së vizitës së Derek Chollet për fillimin e vitit 2023 në shtetet e rajonit ka ndodhur për shkak se ai është infektuar me Covid-19.

Ndryshe Telegrafi ka provuar të marrë edhe një konfirmim nga Qeveria, Presidenca dhe Ambasada Amerikane.

Gabirel Escobar ndërkaq pritet që pasdite sot të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Read Previous

ZPS thotë se Thaçit e Veselit duhet t’iu vazhdohet paraburgimi

Read Next

Moti i lig shkakton anulim të fluturimeve në Britani