Shtyhet sërish ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës

Prishtina ka njoftuar se ndeshje e tyre me Dritën në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës është shyrë sërish.

Përmes një komunikate në faqen e tyre në Facebook, klubi nga kryeqyteti bëri të ditur se këtë takim nuk mund ta luajnë as në të enjten e kësaj jave.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin (pa ndërhyrje) të Prishtinës:

𝐒𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚

Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës,  FC Prishtina – Drita është shtyrë për herë të dytë.

Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani – Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri”, sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).

Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti për BBC: Bisedimet në Bruksel s’kanë qenë të lehta, reciprociteti për targat nuk do të bëhet kundër serbëve

Read Next

​Teatri Kombëtar i Kosovës dy muaj pa shfaqje teatrale për shkak të restaurimit të objektit