Shtyhet për të hënën seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për të hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të Isni Kilaj.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Isni Kilajt është shtyrë për më 9 dhjetor në orën 13:00”, thuhet në njoftim.

Në vendimin e DhSK-së bëhet e ditur se kërkesa nga avokati i Kilajt për shtyrjes e paraqitjes së parë të tij, është bërë dje.

Kilaj po akuzohet se bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për pengim të drejtësisë./rtklive

Read Previous

Britania e Madhe paralajmëron qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike

Read Next

Bota reagon ndaj rënies së Bashar al-Assad