Shtyhet ndeshja Mallorca – Cadiz, shkak Kosova

Është pranuar propozimi i La Ligas për shtyrjen e ndeshjes Mallorca Cadiz, e paraparë të zhvillohet këtë të diele më 12 nëntor.

Kjo pasi përkon me ndeshjen Kosovë-Izrael, e në këtë përballje është ftuar futbollisti Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorcan.

La Liga ka hedhur akuza te FIFA për caktimin e orarit, meqë nuk janë pyetur në lidhje me këtë.

Përndryshe, të gjitha ndeshjet e Izraelit u shtynë për shkak të luftës që filloi atje.

/Klankosova.tv/

Read Previous

​Lajçak vjen sot në Kosovë

Read Next

Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut, presidentja Osmani udhëton drejt Singaporit