Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në Veri. AKP ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara.
Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që t’i marrin derivatet dhe inventarin.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.
Siç ka thënë MINT për Express, pronarët e këtyre pronave janë: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom./Express