Shtëpia e deputetit të Kuvendit të Kosovës, cak i hajnave mbrëmë

Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë.

Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.

I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka thënë se “Jom pak nxanë, flasum më vonë”.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje).

Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

Read Previous

Ndizet alarmi në ndërtesën e Kuvendit, reagon deputetja Musliu

Read Next

Pejë, djali rrah nënën