Shtatori, muaji më i nxehtë në histori

Temperaturat globalisht shënuan nivele të reja rekord në shtator, duke i bërë shkencëtarët të shqetësohen. Sipas The Guardian, shtatori i vitit 2023 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat e larta po shkaktojnë valë të nxehti dhe zjarre në mbarë botën. Shtatori i vitit 2023 tejkaloi rekordin e mëparshëm për atë muaj me 0,5 gradë Celsius , rritja më e madhe e temperaturës ndonjëherë.

Shtatori ishte rreth 1.8 C më i ngrohtë se nivelet para-industriale. Temperaturat e larta të regjistruara janë rezultat i niveleve të larta të vazhdueshme të emetimeve të dioksidit të karbonit të kombinuara me përmbysjen e shpejtë të fenomenit klimatik më të madh natyror të planetit, El Niño.

Duhet të theksojmë se vapa këtë vit ka arritur nivele rekord në shumë vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Poloninë. Mbretëria e Bashkuar shënoi temperaturat më të larta në histori, sipas Met Office, në të dhënat që datojnë që nga viti 1884.

/abcnews.al

Read Previous

Agresioni i Serbisë në Kosovë, Plenkoviq: Nuk mund të kalojë pa reagim të BE-së

Read Next

Si po përdoret Inteligjenca Artificiale për të krijuar histori të rreme