Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është rritur numri i operacioneve neurokirurgjike.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 282 operacione janë kryer për gjashtë muaj.
“Është rritur numri i operacioneve në kuadër të Klinikës së Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.Bazuar në raportin zyrtar të operacioneve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, vërehet rritje e numrit të operacioneve. Sipas po të njëjtit raport, për gjashtë muaj të parë të vitit 2022, janë kryer 282 operacione të ndryshme neurokirurgjike, 40 më shumë se në gjashtë muajt e vitit 2021”, thuhet tutje në njoftim.
/Klankosova.tv/