ShSKUK publikon raportet zyrtare për furnizim me barna dhe material shpenzues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka furnizuar klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe spitalet e përgjithshme me shumicën e penjve kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.

Sipas saj, po ashtu janë lëshuar porositë sipas urgjencave dhe në vazhdimësi po vazhdon lëshimi i porosive për furnizim me barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të vitit 2023, sipas kërkesave nga njësitë përbërëse.

“Sa i përket furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, gjatë ditëve të fundit gjendja është përmirësuar dukshëm. Sipas raportit zyrtar nga Klinika e Onkologjisë, vetëm nga data 12-23 janar 2023, kjo klinikë është furnizuar me citostatikë në vlerë mbi 1.2 milion euro”.

Tutje ShSKUK shton se disa nga mungesat janë evidente, në disa raste për arsye të procedurave të prokurimit, por ka edhe raste kur fare nuk paraqiten ofertues.

“ShSKUK është ballafaquar edhe më shumë lëndë që janë duke pritur për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që ka shkaktuar vështirësi në furnizim. Kjo na ka detyruar që të procedojmë me procedura për furnizim urgjent”.

“Për informim të publikut dhe për hir të së vërtetës, po i publikojmë raportet zyrtare nga Barnatorja Qendrore ndër vite, ku paraqitet në përqindje furnizimit me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për QKUK dhe Spitale Rajonale, në bazë të kërkesave të njësive”. /EO

Read Previous

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë deri në korrik të 2023

Read Next

Digjitalizimi mund të mos japë efekte në arsim, nëse s’furnizohen shkollat me pajisje përcjellëse