SHSKUK pas arrestimit të mjekut: Do ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së, i dyshuar për marrje të ryfshtetit.

Nga SHSKUK-ja thonë se do ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore rreth këtij rasti.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu kanë ftuar qytetarët të raportojnë raste të parregullsive. /teve1.info/

Read Previous

Ministria e Arsimit: Pjesën e dytë të Provimit të Maturës e kaluan vetëm 57.1 për qind të nxënësve

Read Next

BE thirrje Rusisë që t’i bashkohet marrëveshjes së drithërave