SHSKUK-ja kërkon të punësohen edhe rreth 600 infermierë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë̈ shtimin edhe të rreth 600 infermierëve në sistemin shëndetësor.

Kërkesa është përkrahur nga infermierët, ndërsa nga shoqata që merret me të drejta të pacientëve kërkohet vlerësim i nevojave të pacientëve karshi shërbimeve mjekësore.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë se krahas sfidave tjera të menaxhimit të pandemisë, sfiduese ka qenë edhe numri i kufizuar i infermierëve.

Një̈ nga sfidat kryesore të menaxhimit të kësaj pandemie po flas për pacientët në aspektin klinik, ata që kanë pasur nevojë që të marrin shërbime në spitale kanë qenë numri i kufizuar i stafin shëndetësor e në veçanti i infermierëve”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se është adresuar një kërkesë në MSH për shtimin e rreth 600 infermierëve në klinikat dhe spitalet e Kosovës, me qëllim që të rritet cilësia e shërbimit mjekësor.

“Këtë me kohë e kemi ngritur si çështje për diskutim dhe e kemi adresuar në organet kompetente, tash së fundi edhe në MSH i kemi dërguar kërkesat tona minimale, është një Komision që është duke e hartuar planin për menaxhimin e pandemisë në muajt e ardhshëm dhe po presim që krahas aktiviteteve të tjera të përfshihet edhe rritja e stafit të infermierëve për spitalet tona. Ne kemi bërë një vlerësim minimal me kërkesa minimale që sillen diku edhe rreth 500-600 infermierë që do na duheshin në nivel të spitaleve tona dhe Klinikave të QKUK-së për të pasur shërbim më”, tha Krasniqi për KP.

Kërkesa të tilla për shtim të infermierëve nëpër institucionet publike shëndetësore tash e dy vjet ka adresuar Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

E Shoqata për të drejtat e pacientëve e sheh shqetësuese mungesën e infermierëve në institucionet publike shëndetësore, por thotë se duhet bërë një vlerësim i nevojave të pacientëve.

Është shumë shqetësuese mungesa e stafit infermieror nëpër institucionet shëndetësore dhe në anën tjetër kemi klinika dhe spitale ku në reparte të caktuara kanë më shumë sesa mjek sesa shtretër. Prandaj, pa u bërë një vlerësim i mirë i nevojave të pacientëve nuk mund dhe nuk duhet të shtohet stafi infermieror sepse nuk e dimë se sa saktësisht na duhen”, thotë Besim Kodra nga kjo shoqatë./GazetaSinjali

Read Previous

Rrahja e 15-vjeçarit në Prishtinë, reagon Avokati i Popullit

Read Next

Funksioni komercial i ngrohtores së re të qytetit pritet të filloj në tetor të këtij viti