ShSKUK: 82 pacientë po trajtohen me Covid-19, dy në gjendje të rënduar

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtimin me koronavirus, në klinikat Covid-19 dhe në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 82 pacientë, 48 me oksigjeno-terapi dhe dy janë në gjendje të rënduar.

ShSKUK bënë të ditur se 34 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

82 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 34 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 48 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kurse në QKUK, 62 pacientë të shtrirë, 19 prej tyre Covid-19 pozitivë.

Në Klinikën Infektive janë 26 pacientë kurse në Klinikën e Pulmologjisë, 36 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme, 20 pacientë, 15 prej tyre Covid-19 pozitivë, 9 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 7 pacientë.

/GazetaSinjali

Read Previous

​Kurti reagoi për Konferencën e Londrës si opozitar, por jo edhe si Kryeministër

Read Next

Kosova e dyta për medalje në xhudo në ‘Tokio 2020’