Bie numri i pacientëve me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK) ka njoftuar se janë 14 pacientë me coronavirus duke u trajtuar në spitale. 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se me oksigjeno-terapi po trajtohen shtatë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë dy pacientë.

“Klinika Infektive, 6 pacientë. Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë. Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë. Spitali i Pejës, 3 pacientë.  Spitali i Prizrenit, 1 pacient”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në vendin tonë ka pasur rënie të rasteve të reja me coronavirus, ekspertët shëndetësore kanë vlerësuar se situate epidemiologjike është e qetë.

Për këtë arsye, Qeveria më 1 mars ka lehtësuar masat kundër coronavirusit, ku është larguar ora policore. 

/Telegrafi/

Read Previous

Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Read Next

Ky është populli më i lumtur në botë për të pestin vit me radhë