Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe spitale po trajtohen 175 pacientë me COVID-19.
Gjithashtu, ata kanë njoftuar se me oksigjeno-terapi janë 129 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient