Shqiptari e vret bashkëshorten në sy të fëmijëve

Një krim i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali.

51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. 

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator, shkruan ora.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali./Express/

Read Previous

Chelsea kërkon transferimin e Niklas Sule nga Bayern

Read Next

Pse është më e vështirë rënia në peshë pas moshës 40 dhe çfarë duhet të bëni?