Shqipëria sot luan një nga dy “finalet” për t’u kualifikuar në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e premte) në udhëtim te Moldavia në ndeshjen kualifikuese që mund t’ia sigurojë kualifikimin në Euro 2024.

Kuqezinjtë janë mysafir të Moldavisë në takimin e raundit të shtatë të vlefshëm për Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Stadionul Zimbru” me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është gati për të dhënë maksimumin dhe me një rezultat pozitiv të sigurojë kualifikimin.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin në Euro 2024 dhe ndeshjet tjera nuk kanë rendësi se si përfundojnë. /Telegrafi/

Read Previous

Përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Read Next

Për 24 orë u kapën mbi 1 mijë e 200 euro të falsifikuara