“Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë, në lidhje me tragjedinë në Bolu, përmes një reagimi në rrjetin social X.

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!” – thuhet në reagimin e MEPJ.

“Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!” – thekson MEPJ.

Zjarri në pikën turistike dimërore, në provincën Bolu të Turqisë, ka lënë të paktën 76 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të lënduar.

Read Previous

Itali: Foshnja e porsalindur rrëmbehet nga një çift në spital

Read Next

Netflix rrit çmimet e abonimeve