Shqipëria nuk ia del të marr pikë ndaj Polonisë

Ndonëse luajti një lojë të mirë dhe krijoi raste, Shqipëria pësoi humbje nga Polonia me rezultat 1- 0 në ndeshjen e parë të fazës eliminatore për Euro 2024.

Shqipëria e nisi më mirë, duke krijuar raste para portës së polakëve.

Sokol Çikalleshi ka goditur rrezikshëm në minutën e 22-të, por portieri polak ishte i vëmendshëm.

Polakët nuk kanë rrezikuar shumë, ndërsa nga një gjysmërasti shënuan golin.  Karol Swiderski shënoi në minutën e 41-të, pas një topi të kthyer nga shtylla.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar me Myrto Uzunin dhe Kristjan Asllanin, por gjuajtjet e tyre u ndalen nga Woijchez Szczesny.

Pas tyre kishte rast Lewandowksi, por gjuajtja e tij u ndal nga Mihaj që ishte në vijë të portës.

Në anën tjetër Shqipëria krejt në fund ka mundur të barazojë shifrat, por që Uzuni nga afër nuk qëlloi portë.

Shqipëria i nis me humbje eliminatoret për EURO 2024.

/Telegrafi/

Read Previous

Sot bëhen 24 vite nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Read Next

Fitorja, e vetmja alternativë e “Dardanëve” ndaj Andorrës