Shqipëria nuk arrin ta mposhtë Poloninë

Shqipëria ka pësuar humbje nga Polonia me rezultat 4-1, në një ndeshje që rezultati nuk e tregon atë që ndodhi në fushë.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në çdo aspekt në pjesën e parë, duke rrezikuar portën polake gjashtë herë, për dallim nga vendasit që në dy raste shënuan po aq herë.

Polakët shënuan në minutën e 12-të, kur Kamil Glik me kokë asistoi te Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.

Por Shqipëria vazhdoi me lojë të mirë dhe me një aksion të bukur gjeti golin e barazimit 1-1.

Klaus Gjasula asistoi bukur te Sokol Cikalleshi i cili shënoi nga një pozitën e vështirë.

Shqipëria pas barazimit rrezikoi dy herë me Rey Manajn, por në të dyja rastet ishte Wojciech Szczesny, që ia mohoi golin.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej baras, në skenë doli Adam Buksa që me kokë shënoi për 2-1.

Shqipëria edhe në pjesën e dytë rrezikoi e para me Berat Gjimshitin, por goditja e tij shkoi jashtë.

/Telegrafi/

Read Previous

Dardanët marrin tri pikët e para, në kualifikimet për botëror

Read Next

Pejë, nëna e infektuar me COVID sjell në jetë foshnjën që ka rezultuar pozitiv