Shqipëria lehtëson masat anti-Covid, reduktohet koha e izolimit për të prekurit nga virusi në 5 ditë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga coronavirus nga 7 ditë në 5 ditë.

Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar gjithashtu që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë, nga 6 muaj që është aktualisht.

Sa i takon masave anti-Covid, ministrja Manastirliu thekson se situata po ndiqet me vëmendje.

“Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid”, ka shtuar Manastriliu. 

/Telegrafi/

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Read Next

Bashkësitë fetare sot do të dalin me qëndrim rreth kodit civil