Shqipëria është zyrtarisht në mbështetje të organizimit të Kupës së Botës 2034 në Arabinë Saudite, duke mbështetur kështu ofertën e kurorës së bërë nga Mbretëria saudite për FIFA-n.
Këtë lajm e ka bërë publik kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter.
Sipas kreut të Qeverisë shqiptare, me bindje të plotë Arabia Saudite jo vetëm do të mahnisë mbi 3.5 miliardë dashamirës futbolli në gjithë botën, por do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme edhe për fatlumët, të cilët do të mund ta ndjekin nga afër.
Kështu, duke festuar sportin më popullor në gjithë planetin.
🇦🇱Albania will happily support the #Saudi2034 ⚽️World Cup bid. I am confident that 🇸🇦KSA will amaze not only the over 3.5 billion soccer fans worldwide but also anyone fortunate enough to attend that incredible celebration of the most popular sport on the planet, which will come… pic.twitter.com/MBbwVeR9in— Edi Rama (@ediramaal) October 6, 2023
Njëkohësisht, Rama ka vlerësuar edhe vizionin e pashoq të Princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, i cili prej kohësh është angazhuar personalisht në zhvillimin e sporteve në Arabinë Saudite dhe në zhvillimin e organizimeve të ndryshme sportive (përfshi ato botërore), në gadishullin arab.
Një eksperiencë e mirë e vitit të shkuar në Katar ndërkaq, mundet të jetë po ashtu shtytje e mirë për të drejtuar qeverinë botërore të futbollit drejt përzgjedhjes së Arabisë Saudite si vend organizator. /Albanianpost.com