Shqipëria anëtarësohet në Këshillin Botëror të Boksit

Një arritje e jashtëzakonshme për boksin shqiptar. Shqipëria është zyrtarisht e anëtarësuar në Këshillin Botërore të Boksit dhe të gjithë sportistët mund të garojnë me flamurin kuqezi. Lajmin e bëri publik vetë presidenti i Federatës Botërore të Boksit, Mauricio Suleiman.

Pas vizitës së tij në Tiranës, ai zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët dhe figura të njohura të boksit ku i dorëzoi certifikatën presidentit te unionit te boksit shqiptar Ilir Bregasi

“Jam shumë  mirënjohës presidentit Bregasi për mikpritjen e ngrohtë dhe si asnjëherë tjetër. Një vend shumë i bukur Tirana dhe unë jam i bindur se i ka të gjitha mundësitë për të qenë një anëtare e denjë e WBC-së. Për më tepër ka qenë, por tani është anëtare me të drejta të plota”.

Ai  theksoi se dëshiron të organizojë një ndeshje në stadiumin kombëtar në Tiranë pasi impianti i ka pëlqyer shumë.

“Ne do të bëjmë çmos që Tirana të jetë kryeqyteti i boksit në Shqipëri. Shoh të rinj që mund ta kenë atë brez të gjelbër me të artë. E gjelbra është shpresë. U premtoj se do të bëjë më të mirën time që të punojmë për trajnimin, të punojmë së bashku, u shpreh mes të tjerash numri një i boksit”.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ajo e datës 18 qershor ku Shqipëria do të përfaqësohet me boksierin Amarildo Vraja./a2news.com/

Read Previous

Covid-19: Çfarë duhet të dini nëse doni të udhëtoni në Europë?

Read Next

Moti në Gjakovë gjatë 3 ditëve