Shqipëri: Zbulohet parcela me 15 mijë rrënjë kanabis

Në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër”, policia ka bërë të mundur evidentimin dhe asgjësimin e një parcele me 15 547 fidanë e bimë kanabis në Vaun e Dejës.

“Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe  shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë dhe Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njofton policia. /A2CNN/

Read Previous

“Abuzoi me fondet e BE”, gjykata verifikon sot masën e sigurisë për Ilir Beqajn

Read Next

Maja Fejza, nxënësja me inteligjencë të lartë