Euronews Albania ka siguruar emrat e e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Deri më tani aplikimet i kanë dorëzuar 10 kandidatë, të cilët garojnë për të marrë drejtimin e uniformave blu pas largimit nga detyra të Muhamet Rrumbullakut.
Pjesë e listës janë drejtues dhe ish-drejtues të policisë, ndërkohë që ka mendur ende një ditë nga përfundimi i afatit duke lënë të hapur mundësinë që lista mund të zgjerohet.
Ajo që bie në sy është kandidimi i Drejtorit të Policisë së Qarkut të Shkodër, Edmond Sulaj, ndaj të cilit opozita hodhi akuza në seancën e kaluar se nga përgjimet SKY ECC del që është emëruar nga krimi i organizuar në Shkodër. /Euronews.al/
Emrat e aplikantëve:
- Adriatik Tafçiu
- Lufti Minxhozi
- Ilir Proda
- Neritan Nallbati
- Gentjan Shehaj
- Ardian Çipa
- Sami Rasha
- Edmond Sulaj
- Pëllumb Seferi
- Shemsi Prençi
- Altin Mena