Shqipëri/ Vijon operacioni “Flakë në det”, 3 të arrestuar me urdhër të SPAK

Po vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’, Gëzim Çela.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK u arrestuan tre personam shtetasit A. D., S. L. dhe K. B.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjuajtën me armë nga vetura, arrestohen dy persona

Read Next

Tuchel: Duhet të kishim shënuar golin e tretë