Tuchel: Duhet të kishim shënuar golin e tretë

Ishte padyshim një përballje spektakolare, pavarësisht se u mbyll pa fitues. “Bavarezët” e Bayern Munich dhe “Galaktikët” e Real Madrid nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2, në aktin e parë të fazës gjysmëfinale, të UEFA Champions League, në një sfidë që fare lehtë mund të ishte fituar nga “gjigantët” gjermanë, me këta të fundit që shpërdoruan dhjetra raste para porte.

Pas ndeshjes, një koment të shkurtër mbi performancën e skuadrës së tij e bëri edhe tekniku i “Bavarezëve”, Thomas Tuchel, i cili theksoi se se nuk e kuptoi pse skuadra nuk ia doli t’i përmbahet planit e më tej analazoi edhe pjesën e dytë të sfidës, teksa shtoi se skuadra e tij duhet të kishte shënuar me patjetër golin e tretë.

“Ne e nisëm shumë mirë, pavarësisht se e pësuam golin të parët ia dolëm të gjenim rrugën drejt rrjetës. Më pas nuk mundëm t’i përmbaheshim planit tonë dhe gjërat u bënë të vështira. Në pjesën e dytë gjithçka shkoi më mirë, treguam më shumë vendosmëri, arritëm të merrnim avantazhin 2-1 dhe kishim shumë raste. Duhet të kishim shënuar golin e tretë”,- u shpreh Tuchel. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Shqipëri/ Vijon operacioni “Flakë në det”, 3 të arrestuar me urdhër të SPAK

Read Next

NJË JETË NË NJË ORË: Agim Jaka