Gjuajtën me armë nga vetura, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

90 milionë euro për Kosovën, Rohde: Përkushtim për integrimin e Kosovës

Read Next

Shqipëri/ Vijon operacioni “Flakë në det”, 3 të arrestuar me urdhër të SPAK