Shqipëri: Sekuestrohen 41 mijë euro të padeklaruara

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të padeklaruara.

Policia e Shtetit njoftoi sot se në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.  /Albanianpost.com

Read Previous

Zelensky thotë se operacionet në Kursk të Rusisë po bëhen për të krijuar “tampon zonë”

Read Next

​Rama: Shkodra tërheqëse në sytë e turistëve, tashmë edhe për sportet e aventurës me varka